Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Union Financiar Tiranë – 30 vite lidership në transfertat e parave dhe inovacionin financiar
Ishte 23 tetor 1995, kur Union Financiar Tiranë (UFT), përfaqësuesi i Western Union Financial Services INC. në Shqipëri, realizoi transfertën e parë të parave, duke hapur një epokë të re për shërbimet financiare në vend. Ishte një periudhë kur shqiptarët, të sapo çliruar nga izolimi dhe varfëria e tranzicionit, po niseshin drejt vendeve të tjera në kërkim të një jete më të mirë. UFT u bë ura që i mbajti të lidhur me atdheun – duke mundësuar që mbështetja, dashuria dhe sakrifica e emigrantëve të mbërrinte shpejt e sigurt te familjet e tyre në Shqipëri.Në një treg bankar që sapo po krijohej, me institucione të përfshira në proceset e transformimit dhe ristrukturimit, Union Financiar Tiranë ofroi një shërbim të ri, që e kuptoi më mirë...