Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Një Teuta si kurrë më parë! Gentian Selmani tregon sekretet, nga premiot te trajneri…me frymë europiane
Teuta ka bërë një nisje sezoni fantastike në Superiore. Aktualisht durrsakët janë i vetmi ekip që nuk e njohin ende humbjen e parë dhe që kanë pësuar më pak gola, 2. Këtu shumë merita vijnë edhe për portierin e Teutës, Gentian Selmani, i cili është rikthyer si dikur në nivelet më të larta. Në një intervistë për Kubi Sportiv me gazetarin Drilon Xhepollari në “EuroNews Albania”, Selmani tregoi situatën nga brenda ekipit. “Ne punojmë shumë, është meritë e ekipit, mbrohemi dhe sulmojmë bashkë. Puna e mirë që po bëjmë me trajnerin dhe harmonia e ekipit po sjell rezultate të mira. Te Tirana kam pasur një situatë ku isha një vit pa luajtur më pas një rikthim, jo më i miri i mundshmi, por një rikthim...