Thomas Kunze: Procesi i integrimit europian të Shqipërisë nisi me Berishën! KAS dhe Gjermania do të qëndrojnë në krah të PD-së

Thomas Kunze: Procesi i integrimit europian të Shqipërisë nisi me Berishën! KAS dhe Gjermania do të qëndrojnë në krah të PD-së

Thomas Kunze, shefi i Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, gjatë fjalës së tij në programin e trajnimit për deputetët e rinj të PD, u shpreh se procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka nisur gjatë qeverisjes së Sali Berishës, duke theksuar lidhjen e ngushtë të Partisë Demokratike me këtë proces. Ai theksoi se si fondacion, por edhe si përfaqësues të Gjermanisë, do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të PD-së dhe të mbështesin përpjekjet e saj për integrimin në Bashkimin Europian. Kunze përgëzoi deputetët e rinj të PD-së, vlerësoi kontributin e tyre dhe punën e deputetëve si Tomor Alizoti në arenën ndërkombëtare. Ai rikujtoi se PD është pjesë e familjes Popullore Europiane (EPP) dhe se Fondacioni Konrad Adenauer do të vijojë të mbështesë trajnimin dhe forcimin...