Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kim Kardashian rrëfehet në “The Kardashians”: Pas divorcit, psoriaza më ishte zhdukur, tani po rikthehet
Kim Kardashian nuk po përmbahet teksa reflekton mbi martesën e saj shtatëvjeçare me Kanye West. Në premierën e sezonit të shtatë të “The Kardashians”, 45-vjeçarja u tregua e sinqertë gjatë xhirimeve të serialit të ri të Ryan Murphy, “All’s Fair”, ku ajo luan përkrah Glenn Close, Sarah Paulson, Naomi Watts dhe Niecy Nash-Betts. Kim rrëfeu se ndarja nga West ka ndikuar edhe në shëndetin e saj: “Nuk kam pasur psoriazë që kur u divorcova, dhe tani sapo nisi të më kthehet,” – tha ajo, duke shtuar se së fundmi është ndjerë “mjaft e sprovuar” nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin u martua në vitin 2014 dhe u divorcua në 2021. “E pra, e kam përsëri psoriazën,” shtoi ajo për të treguar gjendjen e saj....