Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Delinda Zhupa Disha hap një kapitull të ri: Kandidatë për kryetare në Tepelenë
Moderatorja, aktorja dhe moderatorja e njohur Delinda Zhupa Disha ka bërë publike kandidaturën e saj si kandidate e pavarur për kryetare të Bashkisë Tepelenë. Lajmin ajo e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shprehur entuziazmin për këtë hap të ri në jetën e saj profesionale dhe personale. “Jam shumë e lumtur të ndaj me ju këtë vendim si kandidate e pavarur për kryetare të Bashkisë Tepelenë,” shkruan ajo në njoftimin e saj. Vendimi i Delindës për t’u angazhuar në politikë vjen pas një periudhe të tensionuar në marrëdhëniet me televizionin MCN, ku ishte e angazhuar si moderatore. Konflikti u bë publik pas pretendimeve të saj për mosdhënie pagash për një kohë të gjatë, që solli edhe përplasje verbale dhe ndarje përfundimtare nga televizioni. Përtej...