Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Juve nuk di të fitojë, Realit i mjafton Bellingham, Tudor: Më vjen keq, meritonim 1 pikë
Me 3 fitore në 3 ndeshje, Real Madrid vijon i qetë rrugëtimin në Champions, “thyen” edhe Juven duke shkuar në “El Clasico” me moralin e lartë. “Zonja e Vjetër” e ka të vështirë të dalë nga kriza e madhe që i ka mbërthyer, kjo ishte ndeshja e 7-të radhazi që nuk fitojnë. Me 2 pikë në 3 ndeshje, Juve e sheh vetëm përkohësisht në vendin e 25-të, jashtë Champions. Në “Bernabeu”, ekipi i Tudor vuajti shumë presionin e Vinicius jr dhe pjesës tjetër të fazës ofensive të Realit në fraksionin e parë, por iu falën një super Di Gregorio që bëri gjithçka për të mbajtur portën të paprekur. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Vlahovic u shkëput shpejt, por në fund...