“Na duhen pasuritë tona”… Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë heqjen e sekuestrove

“Na duhen pasuritë tona”… Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë heqjen e sekuestrove

Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kërkojnë lirimin nga sekuestroja të pasurive të tyre, të bllokuara për llogari të dosjes “Partizani”. Kërkesa penale me objekt “kthim sendi të sekuestruar” do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e dosjes “Partizani”, Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloi. Pas arrestimit të Malltezit, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi në masën e sekuestros gati 25 pasuri, nga të cilat, 16 apartamente, disa llogari bankare dhe kuotat e tij në disa shoqëri tregtare.