Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qarkullonin me drogë dhe të armatosur, arrestohen 2 persona në Shkodër, ja çfarë dyshohet
Dy persona që besohet se janë pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Shkodër, janë kapur gjatë një aksioni ditën e sotme. Të dyshuarit lëviznin me makinë, ku pas kontrollit të kryer bazuar tek informacionet e siguruara në rrugë operative, u gjetën edhe lëndë narkotike kanabis sativa dhe thikë, që u sekuestruan së bashku me mjetin si prova materiale. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. Sh. dhe S. F. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza, dhe...