PD trajnim për ligjvënësit e rinj, Berisha kërkon staf për deputetët dhe i këshillon: Mos shkëpusni lidhjet me popullin

PD trajnim për ligjvënësit e rinj, Berisha kërkon staf për deputetët dhe i këshillon: Mos shkëpusni lidhjet me popullin

Partia Demokratike organizoi Programin e Trajnimit për Deputetët e Rinj të PD-së, me qëllim forcimin e kapaciteteve politike dhe profesionale të përfaqësuesve të rinj në Kuvend. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndau me ta mesazhe dhe këshilla për rolin, përgjegjësitë dhe misionin e tyre politik. “Është mundësia e jetës suaj që me ligje dhe vendime, me nisma legjislative, ju të ndikoni në jetën, veprimtarinë e mijëra, mijëra, mijëra qytetarëve. Në jetën e vendit. Pra, të ushtroni kështu, për mirë sigurisht është fjala, influencën më të madhe. Por kjo kërkon përkushtimin tuaj”, tha Berisha. Berisha u ndal veçanërisht te rëndësia e raportit të deputetit me zgjedhësit, të cilin e quajti “më thelbësorin nga të gjitha raportet politike”. Ai theksoi se deputeti nuk duhet të shkëpusë kurrë...