‘Kemi një parlament skeletik, pa staf’, Berisha: Rritja e rrogave të deputetëve ishte e gabuar

‘Kemi një parlament skeletik, pa staf’, Berisha: Rritja e rrogave të deputetëve ishte e gabuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se nga gjithë ndryshimet e bëra lidhur me kushtet e punës parlamentare, rritja e rrogave të deputetëve ishte e gabuar. Në fjalën e tij gjatë Programit të Trajnimit të deputetëve të rinj të PD-së, veç mesazheve, Berisha u ndal edhe te disa problematika, ku përmendi edhe mungesën e stafeve për deputetët. Berisha tha se kjo gjendje e bën parlamentin skeletik dhe se nevojitet dinjitet profesional për përfaqësuesit e rinj të qytetarëve. “Në këtë kuadër, një organizim, një transformim i madh i punës së parlamentit duhet të bëhet. Ju jeni deputetë me duar në xhepa. Jeni njerëz pa asnjë staf, çka e gjymton punën e parlamentit. Jeni njerëz pa staf, qoftë për kontaktet e vazhdueshme me zgjedhësit, por...