Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nisin aplikimet e mbështetjes financiare për studentët ekselentë, ja kriteret për ta përfituar
Hapen zyrtarisht aplikimet për mbështetje financiare, për studentët më të mirë që kanë nisur studimet në programin e parë në universitetet publike. Mbështetja financiare është një ndër programet më të rëndësishme për mbështetjen e studentëve që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, nëpërmjet së cilës studentët e shkëlqyer, ata që ndjekin studimet në një nga programet prioritare dhe studentët olimpiadistë, përfitojnë bursë në masën e pagës minimale në shkallë vendi, si dhe përjashtohen nga pagesa e tarifës së studimit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, afati i fundit për aplikim është 20 dhjetori, ndërsa përfitues të kësaj skeme do të jenë vetëm studentët që ndjekin për herë të parë një program studimi në universitetet publike. Aplikimet mund të kryhen...