“Papërgjegjshmëri”/ PL, akuza të rënda ndaj qeverisë: Dështim total, shpërfillje ndaj qytetarëve

“Papërgjegjshmëri”/ PL, akuza të rënda ndaj qeverisë: Dështim total, shpërfillje ndaj qytetarëve

Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, theksoi se qeveria po shpërfill qytetarët duke shkurtuar buxhetin për arsimin dhe shëndetësinë.Ajo theksoi se ky vendim sipas saj, është shkurtimi i fondeve për të ardhmen e brezit të ri. “I papërgjegjshëm vendimi i qeverisë për uljen e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë, në një kohë kur vendi ka nevojë jetike për më shumë investime në dije dhe në kujdesin shëndetësor. Vetëm për Ministrinë e Arsimit, fondet janë shkurtuar me 851 milionë lekë krahasuar me qershorin, dhe me 1 miliard lekë më pak se buxheti fillestar i vitit 2025, rreth 10 milionë euro, ose 1.6% më pak për mësuesit, nxënësit dhe studentët shqiptarë. Në vend që të përmirësojë kushtet në shkolla, qeveria po i shkurton fondet për të...