Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ramiz Gjini: Një histori dembelësh
Dembelë të mëdhenj këta djemtë e kovaçit Nesim! Më të mëdhenj se i ati i tyre. E shkojnë mëngjesin duke u sjellë nëpër shtëpi gjithë plogështi si kërminjtë, hap e mbyll kanatin e raftit të bukës; duke lëvizur radion stacion më stacion e duke kënduar nën zë këngët që dëgjojnë aty. Dhe, kur dielli në lindje ngrihet dy pash mbi majën e malit, njëri pas tjetrit, dalin që të tre në kopësht, ulen në bar dhe për orë të tëra, ngrohen në diell e luajnë me letra mbi një kuti kartoni të kthyer përmbys, ndërsa shajnë qeverinë si dhe nuk lënë fjalë pa thënë kundër atij nëpunësit të zyrës së asistencës, që nuk dëshiron tu japë ndihmë në para e ushqime. Sëfundi, ngrihen secili duke...