“Shtet i dështuar, dhe shoqëri e armatosur”/ Ngjarja në Manëz, reagon deputeti: E propaganduar

“Shtet i dështuar, dhe shoqëri e armatosur”/ Ngjarja në Manëz, reagon deputeti: E propaganduar

Aulon Kalaja, gazetar, i ftuar në një emision televiziv foli mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Manzë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy të rinj. Kalaja u shpreh se kjo ngjarje tregon qartë se Shqipëria po shndërrohet në një vend të armatosur, ku shteti ka dështuar të garantojë sigurinë dhe rendin publik. Sipas tij, përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi qeverinë, e cila, në vend që të marrë masa konkrete për të frenuar krimin, po përdor këto ngjarje për të legjitimuar ndryshime skandaloze në Kodin Penal. Gazetari theksoi se drejtësia dhe policia janë kthyer në statistika, ndërsa ngjarje si ajo e Manzës tregojnë krizën e thellë të shtetit ligjor në vend. Kalaja kritikoi ashpër kryeministrin për manipulimin politik të rasteve kriminale...