Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe burgosja e tyre alarmojnë Ramën, kryeministri “hakmerret” ndaj SPAK…
Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe burgosja e tyre duket se kanë alarmuar kryeministrin Edi Rama. Kështu dy muaj para mbylljes së vitit, qeveria ka vendosur të rishikojë buxhetin. Përmes një akti normativ të miratuar nga ekzekutivi, është bërë një rishpërndarje e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe rregullime të kufijve të huamarrjes. Buxheti i përgjithshëm për vitin 2025 mbetet i njëjtë në total, por me rialokime të detajuara: të ardhurat totale: 770,140 milionë lekë; shpenzimet totale: 831,784 milionë lekë; deficiti mbetet i pandryshuar në 61,644 milionë lekë. Por ndryshime ka edhe në fondet që kanë shkuar për institucionet, ku përveç disa ministrive, janë prekur edhe organet e drejtësisë. Prokurorisë së Posaçme i janë hequr 4.8 milionë euro, nga 23.49 milionë euro që ishte, ka...