Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Becchetti i bllokoi 135 mln euro për Arbitrazhin, Qeveria jep 31 milionë € për Albcontrol për të mbuluar gropën…
Aventura e qeverisë me Becchettin vazhdon të hajë para pa pushim nga taksat e qytetarëve. Qeveria shqiptare ka disbursuar 3 miliardë ose rreth 31 milionë euro nga paratë e buxhetit të shtetit, të cilat do të shkojnë si injektim kapitali për Albcontrol. Paratë, të cilat jepen për të lehtësuar situatën e vështirë financiare të Albcontrol për shkak të bllokimit të llogarive nga biznesmeni italian Becchetti, janë në fakt financim i drejtpërdrejtë i gjobës 130 milionë euro që Shqipëria mori në arbitrazh. Akti Normativ i Buxhetit 2025 Edhe pse kryeministri zotohet publikisht se qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për biznesmenin italian, në realitet po ndodh e kundërta dhe paratë po paguhen përmes skemave të maskuara. Nga dhënia e borxheve shtetërore deri tek transferat...