Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Manastirliu në qendër të akuzave për fshehjen e abuzimeve/ Gazetari: ‘Emaili që ekspozon skandalin në QSUT
Manastirliu në qendër të akuzave për fshehjen e abuzimeve/ Gazetari: ‘Emaili që ekspozon skandalin në QSUT Gazetari Osman Stafa, në një postim në rrjete sociale, ka denoncuar një skandal të rëndë në sistemin shëndetësor, që daton në vitin 2017, periudhë kur Ogerta Manastirliu mbante detyrën e Drejtoreshës së QSUT-së, pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë. Sipas dokumenteve të publikuara, një mjeke e Shërbimit të Anatomisë Patologjike, Aida Dragoshi Decaj, i ka dërguar një email zyrtar Manastirliut, ku denonconte me akuza të rënda dhe kriminale ish-drejtoreshën e shërbimit, Majlinda Buba Ikonomi. Stafa ngre disa pyetje thelbësore që rëndojnë mbi ish-drejtoreshën e QSUT-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë: A ndërmorën hetim institucional për akuzat? A u ngrit një grup pune për të verifikuar shkeljet në sektorin...