PS-PD arrijnë pazarin për Reformën Zgjedhore, zbardhet skema që ndoqën socialistët dhe demokratët për t’u ulur…

PS-PD arrijnë pazarin për Reformën Zgjedhore, zbardhet skema që ndoqën socialistët dhe demokratët për t’u ulur…

Opozita dhe mazhoranca kanë arritur një dakordësi për përbërjen e komisionit që do të udhëheqë reformën zgjedhore, një marrëveshje që synon të kënaqë palët kryesore politike, por edhe të garantojë përfaqësim për partitë e vogla. Sipas pazarit (ujdisë) së arritur mes PS dhe PD, Partia Socialiste do të mbajë shtatë vende nga tetë që i takojnë shumicës, ndërsa një karrige do t’i lihet në dispozicion Partisë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit. Tom Doshi ishte kthyer në “mollë sherri” për komisionin. PS kërkonte një vend në anën e opozitës për PSD-në, por Partia Demokratike refuzonte duke thënë se Tom Doshi historikisht ka votuar pro Ramës dhe kjo nuk ishte barazi reale. Kështu, PS ka bërë një hap pas dhe nga 8 vendet që i përkojnë asaj...