Në ditën e 9-të të grevës së urisë, naftëtarët në Marinzë shfaqin probleme shëndetësore

Në ditën e 9-të të grevës së urisë, naftëtarët në Marinzë shfaqin probleme shëndetësore

Naftëtarët e Sindikatës së Hidrokarbureve në Marinzë të Fierit janë tashmë në ditën e 9-të të grevës së urisë, duke vijuar protestën e tyre për plotësimin e kërkesave ekonomike dhe sociale. Ndërsa numri i grevistëve pritet të rritet në ditët në vijim, situata shëndetësore e disa prej tyre, përfshirë Dorian Dyrmishin, ka filluar të shqetësojë seriozisht. Grevisti Dyrmishi ka paraqitur probleme serioze me tensionin, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e ekipit mjekësor që ka mbërritur në vendin e protestës për të monitoruar gjendjen e tyre. Burimet bëjnë me dije se gjatë takimit të fundit me përfaqësuesit e kompanisë Bankers Petroleum, kërkesat kryesore të naftëtarëve nuk janë pranuar ende. Kompania ka rënë dakord vetëm për rritjen e normës së antidotës ushqimore, një masë që grevistët e konsiderojnë...