Antidepresantët mund të shkaktojnë ndryshime të dukshme fizike brenda pak javësh

Antidepresantët mund të shkaktojnë ndryshime të dukshme fizike brenda pak javësh

Një studim i zhvilluar nga King’s College London dhe Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se disa lloje të caktuara të antidepresantëve mund të shkaktojnë ndryshime të konsiderueshme fizike, përfshirë shtim ose humbje në peshë, rritje të rrahjeve të zemrës dhe ndryshime të tensionit të gjakut, brenda një periudhe të shkurtër trajtimi. Studiuesit analizuan të dhënat nga 151 studime klinike me mbi 58 mijë persona, duke krahasuar efektet fizike anësore të 30 llojeve të ndryshme të antidepresantëve. Pavarësisht se shumica e pjesëmarrësve i kishin përdorur ilaçet vetëm për tetë javë, u vërejtën ndryshime të rëndësishme në parametrat fizikë të trupit. Për shembull, u evidentua një dallim prej 4 kilogramësh në ndryshimin mesatar të peshës trupore mes disa barnave: agomelatina shoqërohej me humbje peshe deri në 2.5...