Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BE disburson fondet e premtuara për Shqipërinë, ja si do të ndahen 99.3 milionë euro
Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Agjendës së saj të Reformave dhe Rritjes sipas Planit të Rritjes së BE-së, duke përmbushur 21 nga 41 masat e planifikuara të reformës (51%) nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025. Kjo ka bërë që Komisioni Evropian të disbursojë 99.3 milionë euro në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke e bërë Shqipërinë zbatuesen më të mirë në rajon për këtë periudhë raportimi. Pagesa, e cila u njoftua nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar, dëshmon se Shqipëria ka zbatuar reforma të qëndrueshme strukturore në fusha kyçe si energjia, digjitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik. Fondet do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë...