Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Spiropali në Izrael, ky është kolaboracioni shqiptar sot
Eshtë e sigurt që do vijë dita kur kësaj plitikanëve, Elisa Spiropalit, si dhe eprorit të saj politik, Edi Ramës, në mos u vijë turp, ndoshta nuk do t’u vijë, do ndihen të rënduar dhe do kërkojnë të justifikohen me ç’të munden nga fjalori i sofizmave politikë për sjelljen e tyre puthadore me një shtet gjenocidal si Izraeli, ngjashëm si të kishin bashkëpunuar me gjermanët nëse do jetonin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Spiropali është për një vizitë në Izrael, ftuar nga vetë ky shtet gjaksor, pa din e iman, siç e ka me qejf këtë frazë Rama, dhe i ka publikuar imazhet e homazheve të saj te viktimat e 7 tetorit, në një anëmbajtje të dukshme dhe hipokrite, deri dhe anti-njerëzore, pa përmendur asgjë...