Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve në samitin e Procesit të Berlinit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria mori pjesë si një aktor aktiv në diskutimet për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian. “Dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.