Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Neuer: Jemi vetëm në javën e tretë të Champions-it, nuk mund të relaksohemi
23 Tetor 2025 8:55 Alfred Lleshi Manuel Neuer e mbajti portën e vet të paoprekur ndaj Club Brugge, teksa skuadra bavareze shënoi 4 gola në portën belge, duke regjistruar fitoren e 12-të në po kaq ndeshje të këtij sezoni: “E filluam mirë me një gol të mrekullueshëm. Jemi në një rrjedhë të mirë tani, të sigurt, po e pasqyrojmë këtë besim në çdo ndeshje. Çelësi është jo vetëm të fitosh, por edhe argëtohesh. Kjo gjë shihet te ne, vëren kënaqësinë e lojës në çdo ndeshje. Jemi vetëm në javën e tretë të Champions League, nuk mund të relaksohemi në asnjë moment. Duhet të vazhdojmë të fokusohemi. Presioni është i lartë tani, por djemtë që hyjnë po bëjnë një punë shumë të mirë. Shkojmë në ndeshjen...