Reforma në Drejtësi, Zogaj: Është bërë gjueti shtrigash për të larguar padrejtësisht gjyqtarë e prokurorë. Të rikthehen në punë

Reforma në Drejtësi, Zogaj: Është bërë gjueti shtrigash për të larguar padrejtësisht gjyqtarë e prokurorë. Të rikthehen në punë

Analisti politik Preç Zogaj ka kritikuar procesin e vetingut, duke e cilësuar si një “gjueti shtrigash” që ka larguar padrejtësisht nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë për arsye financiare të papërfillshme. Në emisionin “Trialog” në RTSH, ku po diskutohej mbi Reformën në Drejtësi, Zogaj solli në vëmendje një rast konkret të një prokurori që, sipas tij, është penalizuar pa të drejtë. “Këtu kanë bërë masakër dhe gjueti politike shtrigash për të larguar nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk arsyetonin 5 mln lekë. Është bërë një shkelje e madhe e aneksit të Kushtetutës. Ka qenë një prokuror i cili kishte mbrojte policore prej 15 vitesh sepse kishte dhënë vendime të rënda për bandat më të rrezikshme të kohës. Prokurori dhe gjykatësi. Këta pretendonin se ky prokurori...