Rama ndan albumin nga Samiti në Londër: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

Rama ndan albumin nga Samiti në Londër: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të enjte, më 23 tetor, një fotoalbum në rrjetet sociale nga samiti i Procesit të Berlinit të mbajtur vetëm një ditë më parë në Londër. “MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan kryeministri Rama. Takimin e 11-të të Procesit të Berlinit e mikpreti Londra. Kryeministri Keir Starmer priti të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar Rama. Temat e shtruara për diskutim në takimin e këtij viti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve evropianë, përfshirë edhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, ishin çështjet...