Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parashikimi i motit/ Merrni çadrat me vete, priten reshje shiu në disa zona
Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me intensitet të ulët në veriperëndim, por më pas do të ketë përhapje në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 11 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës maksimalja pritet të arrijë në 22 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi deri 10m/s, duke krijuar në det dallgëzim të forcës 3 ballë. Top Channel