Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dokumentari “Jeta si një film-Piro Milkani” kushtuar mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare
Rinia e studimeve në Pragën e bukur apo dhe momentet kyçe të karrierës në kinematografi janë vetëm një pjesë e asaj çfarë sjell dokumentari “Jeta si një film-Piro Milkani”. Premiera e filmit dokumentar “Jeta si një film-Piro Milkani” në kinema Millennium në Tiranë ishte dhe si një homazh artistik kushtuar mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare. Një dokumentar, që ndalet në rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm, nga ditët e para në Kinostudio, tek krijimet që lanë gjurmë. Një nga producentët Skënder Jaçe ndërsa shprehet për dokumentarin vlerëson shumë dhe kontributin e madh të regjisorit Piro Milkani në kinematografinë shqiptare. “Një rrugëtim i bukur artistik që vjen natyrshëm nga rrëfimi emocional i regjisorit tonë të shquar “Artistit të Popullit” , Piro Milkani. Ai la pas një...