Etnor Canaj: Nuk janë ndjekur politika menaxhimi serioze për sitet arkeologjike, probleme në mirëmbajtje e restaurim

Etnor Canaj: Nuk janë ndjekur politika menaxhimi serioze për sitet arkeologjike, probleme në mirëmbajtje e restaurim

Problemet në trashëgiminë kulturore kanë bërë që institucionet në vend të përballen herë pas here me kritika të specialistëve të fushës. Në vendin tonë nuk i është dhënë kurrë përparësi aspektit kulturor apo të jenë ndjekur politika menaxhimi serioze, që kanë të bëjnë me sitet arkeologjike, kalatë apo monumentet e kulturës në përgjithësi, shprehet arkeologu Etnor Canaj. Në intervistën për gazetën “SOT” dr. Etnor Canaj arkeolog rendit një sërë problemesh, që sipas tij janë shkak dhe i politikave që janë ndjekur ndër vite. Sipas tij gjendja në sitet tona kulturore vazhdon të ngelet problematike, si në aspektin e mirëmbajtjes dhe restaurimit, ashtu edhe në nivelin e infrastrukturës. Me riorganizimin që u bë ASA-s nga janari 2024 Instituti i Arkeologjisë bëhet sërish si pjesë e Akademisë...