Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Raporti britanik: Hendeku ushtarak mes Kosovës dhe Serbisë rrezikon stabilitetin
Raporti “Rikthimi i udhëheqjes britanike në Ballkanin Perëndimor”, i përgatitur në kuadër të Procesit të Berlinit dhe njëri prej autorëve të të cilit është edhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, thotë se ekziston një hendek i madh ushtarak dhe financiar mes Kosovës dhe Serbisë. Ky raport ka ngritur paqartësi mbi gatishmërinë e misionit të NATO-s, KFOR në rast të një sulmi të mundshëm ndaj Mitrovicës Veriore, i mbështetur nga Serbia dhe Rusia “Ekziston një hendek i madh ushtarak dhe financiar midis Kosovës dhe Serbisë në favor të së fundit. Ndërkohë që trupat e KFOR-it nën udhëheqjen e NATO-s ofrojnë një masë shtesë mbrojtëse, ekziston një paqartësi strategjike se sa efektivisht do të përgjigjej misioni në rast të një pushtimi territorial të Mitrovicës...