Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Boston dhe Miami debutojnë me humbje, triumfojnë Phoenix, Spurs, Bucks e Chicago
Boston e nis me humbje sezonin e ri në NBA, pasi u mund 117-116 në shtëpi nga Philadelphia. Ndeshje e vendosur në sekondat e fundit, ku për miqtë u dallua Edgecombe, autor i 24 pikëve. Fiton edhe ekipi i Milwaukee, që në fushën e tij mundi 133-120 Washington. Antetokounmpo e nis mirë, me 37 pikë e 14 rebound, lider në fushë për Bucks. Zhgënjen Miami, që u mund 125-121 në fushën e Orlando, ndeshje ku për vendasit u dalluan Banchero e Wagner me nga 24 pikë secili si dhe Bane me 23 pikë. Mbarë e nis sezonin edhe Phoenix, që falë 31 pikëve të Booker mundi 120-116 Sacramento. Thellë fiton ekipi i San Antonio, që mundi 125-92 Dallas, ku protagonist ishte Wenbanyama, me 40 pikë...