“Thumbon” Berishën për 21 Janarin? Alibeaj: Rama të paktën nuk të vret siç ka ndodhur më parë

“Thumbon” Berishën për 21 Janarin? Alibeaj: Rama të paktën nuk të vret siç ka ndodhur më parë

Enkelejd Alibeaj nga “Djathtas 1912”, i ftuar në emisionin “Off the Record” ka bërë një analizë ndaj mënyrës si funksionon pushteti i kryeministrit Edi Rama dhe ndaj kulturës politike shqiptare. “Një bande nuk i dilet përballë me një bandë tjetër,” tha Alibeaj, duke iu referuar aleancave të interesit që sipas tij kanë mbizotëruar politikën shqiptare që prej vitit 2013. Ai theksoi se zgjidhja mund të vijë nga një model ndryshe, moral dhe politikisht i pastër. Sipas tij, shumica dërrmuese e shqiptarëve, përfshirë edhe socialistë, nuk e duan më Edi Ramën, megjithatë frika dhe apatia i kanë bërë njerëzit të heshtin. “Ky publik ynë ka treguar që ndaj dhunës ul kurrizin. Kështu vazhdoi 40 vite diktatura,” deklaroi ai. Alibeaj shtoi se ndonëse Rama ka “gjakftohtësi dhe...