Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Silvinjo e ka harruar, por Anis Mehmeti po shkëlqen me Bristol Sitin, edhe Kacurri protagonist në Angli
Adriatik BALLA Fitorja e Shqipërisë me Serbinë më 11 tetor në stadiumin e Leskovcit, i dha një shuplakë përfaqësueses serbe që ka gjasa ta ketë humbur rrugëtimin e vet drejt Botërorit 2026, kurse Shqipëria me këtë fitore ka shanse të mira të shkojë në “play-off” e prej aty të mendojë për një shans të mundshëm për kualifikim në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë. Anis Mehmeti shkëlqeu mbrëmë me Bristol Sitin në Championship. Klubi anglez fitoi 3-1 përballë Sauthempton, ndërsa sfida ishte e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit. Mehmeti vendosi baraspeshën duke i hapur rrugë fitores me përmbysje. Takimi i radhës është me Birmingham dhe sulmuesi shqiptar e shprehu hapur dëshirën për të koleksionuar fitoren e tretë...