Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Stiven Shpendi rrëfen si përgatitet për ndeshjet në Serie B, e do ftesën për të veshur fanellën kuqezi
Adriatik BALLA Kuqezinjtë që luajnë në Itali janë të shumtë, por ka dhe të tjerë që dëshirojnë një ftesë, sidomos ata që janë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave. Mes tyre është dhe futbollisti Stiven Shpendi, i cili ka filluar të bëhet protagonist në këtë edicion në Serinë B me fanellën e Empolit. Sulmuesi shqiptar po shënon me rregullsi, duke rënë në sy po aq sa vëllai i tij Kristian, i cili ishte një nga emrat më të njohur të edicionit të kaluar. Në një intervistë të dhënë për “Radio Lady”, sulmuesi i cili i shënoi Venecias në javën e fundit në kampionat, ka zbuluar se si po e përjeton këtë sezon të ri, sfidën në distancë me vëllain e tij dhe disa bestytni të...