Champions/ Bellingham i mjafton Realit për të mundur Juventusin. Bayern, Liverpool & Chelsea dominojnë rivalët

Champions/ Bellingham i mjafton Realit për të mundur Juventusin. Bayern, Liverpool & Chelsea dominojnë rivalët

Liga e Kampionëve ka mbyllur javën e tretë, me shumë gola të shënuar nga gjigantët europianë. Dueli më i rëndësishëm i mbrëmjes ishte ai mes Realit të Madridit dhe Juventusit. Në një sfidë të dominuar tërësisht nga “Los Blancos”, ishte Jude Bellingham ai i cili ndodhej në vendin e duhur në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë dhe për t’i dhënë fitoren minimale ekipit të Xabi Alonsos. Bayern Munchen nuk tregoi mëshirë as përballë Club Brugge. Kampionët e Gjermanisë vijojnë me fitoret e bujshme, kësaj radhe duke mposhtur 4-0 ekipin belg. Te fitorja u kthye më në fund edhe Liverpool. Pas 4 humbje radhazi në të gjitha kompeticionet, “Reds”-at arritën të triumfonin në Gjermani përballë Eintracht Frankfurt me rezultatin e thellë 5-1....