Berisha vepron si Rama/ Deputetët e rinj të PD nga nesër në “leksion” si të sillen e të përballen me kundërshtarin në Parlament

Berisha vepron si Rama/ Deputetët e rinj të PD nga nesër në “leksion” si të sillen e të përballen me kundërshtarin në Parlament

Jo vetëm socialistët, por dhe deputetët e rinj demokrat do të trajnohen.  Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mësuar se nesër nisin leksionet dhe për demokratët që ulen për herë të parë në Kuvend.  Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), organizon ditën e nesërme  ne ora 10:00 programin e Trajnimit për deputetët e rinj të Partisë Demokratike.  Mesa duket Sali Berisha nuk do paraqitet para deputetëve si kryetar, por si lektor, ku do mbaje fjalën hapëse. Pas tij, stafetën e merr Thomas Kunze, shef i zyrës së KAS Tiranë dhe kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi.  Top Channel ka mësuar se sesioni i parë nis me komunikimin në Parlament dhe me publikun. Me pas në dorë situatën e marrin deputetët me eksperience, si Jorida Tabaku për Integrimin, Albana Vokshi për Shëndetësinë dhe Luçiano Boçi do iu flasë për Arsimin.  Një sesion...