Budapest, shpërthejnë dy rafineri nafte të lidhura me Rusinë

Budapest, shpërthejnë dy rafineri nafte të lidhura me Rusinë

Rafineria Szazhalombatta në Hungari dhe Petrotel-Lukoil në Rumani u përfshinë nga një shpërthim zjarri brenda pak orësh nga njëra-tjetra, raporton Le Figaro. Zjarrfikësit hungarezë vunë shpejt nën kontroll zjarrin në rafinerinë e parë. Shpërthimi në të dytën plagosi rëndë një punëtor në këmbë dhe kokë. Të dy strukturat, të cilat janë ndër më të mëdhatë në të dy vendet, kanë një gjë të përbashkët: të dyja janë të lidhura në një mënyrë ose në një tjetër me Rusinë. Rafineria Százhalombatta, e vetmja strukturë e madhe e përpunimit të naftës bruto në Hungari, rafinon kryesisht naftë nga Rusia duke këmbëngulur se nuk ka alternativë tjetër. Kjo është një gjë e rrallë në Bashkimin Evropian, ku shumica e vendeve vendosën të ulin importet e tyre të naftës...