Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aeroporti i Vlorës, Bardhi: Belinda Balluku është emri dhe firma e çdo afere korruptive të qeverisë së Edi Ramës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj asaj që ai e cilëson si 'mega-aferën korruptive' të koncesionit të Aeroportit të Vlorës. Bardhi akuzon Belinda Balluku për një skemë fiktive dhe të dokumentuar zyrtarisht, që sipas tij u ndërtua për të favorizuar kompani pa përvojë në kundërshtim me ligjin. Ai e cilëson procesin një krim të shkruar në letra, ku në çdo hap del në pah emri i Ballukut dhe bekimi politik i kryeministrit Edi Rama. Bardhi kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga SPAK, duke thënë se dosja nuk kërkon as hetim kompleks, por vetëm vullnet për drejtësi. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me...