Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Studimi i ri: Truri i burrave plaket më shpejt, Alzheimeri godet gratë më shpesh
Truri i burrave plaket më shpejt se ai i grave me kalimin e moshës, sipas një studimi të ri të botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences. Megjithatë, ky zbulim nuk shpjegon pse gratë vazhdojnë të jenë më të predispozuara për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit. Sipas Fox News, studimi analizoi mbi 12 mijë skanime të trurit te gati 5 mijë persona të shëndetshëm të moshës 17 deri në 95 vjeç. Secili prej tyre iu nënshtrua të paktën dy skanimeve MRI, për të monitoruar ndryshimet në vëllimin e trurit. “Gratë diagnostikohen më shpesh me Alzheimer sesa burrat”, theksoi Anne Ravndal, autorja kryesore e studimit nga Universiteti i Oslos në Norvegji. Studiuesit zbuluan se burrat përjetojnë “tkurrje” më të shpejtë të trurit në rajone kritike për...