Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PS dhe PD drejt ngritjes së Komisionit të Reformës Territoriale, çfarë synon ajo
PS dhe PD po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për të bërë reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale, pa pjesmarrjen e partive të tjera parlamentare.PS në pushtet pohon se ka pranuar amendamentet e PD për formulën e përbërjes së dy komisioneve të posaçme, që pritet të ngrihen me vendim Kuvendi në fund të tetorit. Amendamentet e dorëzuara një javë më parë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkonin që anëtarësia në të dy komisionet të ndahej në mënyrë të barabartë mes opzitës dhe mazhorancës, duke e bërë vendimmarrjen në këto komisione detyrimisht konsensuale. Më parë, Partia Socialiste kishte propozuar që Komisioni për Reformën Territoriale të kishte 17 anëtarë, nga të cilët 9 nga PS, 6...