Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Gjendet një person i vdekur në mes të Tiranës, ja çfarë dyshohet
Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të mërkure në mes të Tiranës. Policia ndodhet në vendngjarje, pranë stadiumit “Air Albania”. Mësohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Sipas raportimeve, personi ende i paidentifikuar, teksa ecte është rrëzuar në tokë papritur. Pritet që ekspertiza të zbulojë shkaqet e vdekjes së personit identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk dihet, ndërsa blutë e Tiranës ndodhen në vendngjarje.