Arrestimi i avokatit, flet kreu i Dhomës së Avokatisë: Ja pse bojkotuam gjyqet

Arrestimi i avokatit, flet kreu i Dhomës së Avokatisë: Ja pse bojkotuam gjyqet

Maks Haxhia, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ka komentuar arrestimin e avokatit Ulian Bajrami pas një konflikti me prokurorin në sallën e gjyqit.Ky incident ka shkaktuar shqetësim në komunitetin e avokatëve dhe ka ngritur debate për respektimin e rolit të tyre në sistemin e drejtësisë. Në një intervistë për Euronews Albania me moderatore Mirela Milorin këtë të mërkurë, Haxhia shpjegoi qëndrimin e Dhomës dhe hapat që do të ndërmerren më tej. “Me thënë të drejtën, tani rasti konkret ka kaluar atë që në mbajtëm qëndrim. Është që nëpërmjet këtij rasti, ne i përcollëm publikut frymën tonë për instalimin që është bërë ndaj institucionit të mbrojtjes, që është avokatia. Arritëm në përfundimin që nëpërmjet këtij rasti të paprecedent që të arrestohet avokati në një sallë...