Aeroporti i Vlorës/ “Një teatër për të mbuluar korrupsionin”, Saraçi denoncon: Rama dhe Balluku inskenojnë konflikte..

Aeroporti i Vlorës/ “Një teatër për të mbuluar korrupsionin”, Saraçi denoncon: Rama dhe Balluku inskenojnë konflikte..

Romir Saraçi, i ftuar në një emision televiziv, hodhi dritë mbi një tjetër anë të historisë së ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar përplasjen mes ortakëve të projektit si një panoramë të inskenuar për opinionin publik. Sipas tij, konflikti mes aksionerëve është një çështje private që nuk përbën lajm në vetvete, por është përdorur qëllimisht për të mbuluar një aferë të thellë korruptive, në qendër të së cilës, sipas tij është kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku. Romir Saraçi: Historia e dy ortakëve është histori…është ajo panorama për të vilën po përpiqen persona të tretë për t’ia shitur opinionit publik. Por realiteti nuk është përplasja mes dy aksionerëve. Përplasja mes dy aksionerëve në një kompani private, qoftë kjo edhe në një projekt koncensionar,...