Vijojmë me “notë jo kaluese” nga BE/ Siguria ushqimore, testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë

Vijojmë me “notë jo kaluese” nga BE/ Siguria ushqimore, testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë. Kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të marrë aprovimin e institucioneve të Bashkimit Europian. Në Ditën Botërore të Ushqimit, vendi gjendet larg këtij objektivi.  “Ne kemi nevojë të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Dhe për aq kohë sa flitet për skandale, ky objektiv ende nuk është arritur. Trupa e inspektorëve gjithashtu nuk ofron garanci. Nuk është fort e besueshme”, tha për A2 CNN, Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve ushqimore.  Bashkimi Evropian ende nuk lejon importin e produkteve të bulmetit dhe mishit nga Shqipëria.  “Për të fituar besimin e tregut dhe për t’u përshtatur me standardet e BE-së, na duhet një rrjet i fortë laboratorik, sistemi i gjurmueshmërisë së produktit dhe...