Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Çaji i lëkurës së mandarinave ndihmon në fuqizimin e shëndetit
Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine. Lëkura e tyre e portokalltë shkëlqen dhe është më e ndezur se e agrumeve të tjera. Tuli i mandarinës është i ndarë në thela të barabarta që shkëputen lehtësisht dhe pa mund. Çdo thelë është plot lëng dhe e pasur në shije dhe aromë. Mandarina është e pasur në vitaminë C. Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme. Përse nuk duhen hedhur lëkurat e mandarinës Kur hamë mandarina, na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre. Por sipas të dhënave lëkura e mandarinës është e fuqishme në uljen e kolesterolit. Kjo aftësi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe nga studime...