Manastirliu vijon fushatën, takim me gratë në Kashar: Plani ynë për një bashki që kujdeset për familjet

Manastirliu vijon fushatën, takim me gratë në Kashar: Plani ynë për një bashki që kujdeset për familjet

Megjithëse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës, dhe KQZ ndëpreu përgatitjet për procesin zgjedhor më 9 nëntor, kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu vazhdon që të bëjë fushatë në kryeqytet.   Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me gra dhe vajza të Kasharit, ku ndau vizionin e saj për zhvillimin e kryeqytetit, me theks të veçantë tek kujdesi social dhe fuqizimi i rolit të gruas në komunitet.  Gjatë takimit, Manastirliu foli për vizionin ‘Tirana 2030’, që kujdeset për familjet dhe mbështet e fuqizon rolin e gruas.  “Tirana e 2030 do të jetë qyteti që nuk le askënd pas. Tirana 2030 duhet të jetë qyteti që i jep mundësi grave, nënave, të kenë më shumë hapësira për punësim, falë mbështetjes dhe investimeve në çerdhe, kopshte, shkolla, për t’i lejuar...