Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konfiskohen 7 pasuri në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale
Me urdhër të GJKKO, 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, janë sekuestruar. Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, është bërë pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale. “Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2”, njofton policia. Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5...