Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ata që kanë pensionet më të ulëta do të marrin më shumë”/ Eksperti: Bonusi i fundvitit, pritet të jetë më i lartë
Nëpërmjet ndryshimit të buxhetit të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin total për financimin e bonusit për pensionistët prej 9.7 miliardë lekë. Pavarësisht se nuk ka një vendim final nga qeveria se sa do të jetë masa e shpërblimit, eksperti i pensioneve Ramadan Kondi tha se bonusi pritet të ndahet sërish me fasha dhe të jetë pak më i lartë se ai i pranverës, ku ata që kanë pensione më të ulëta do të marrin një bonus më të madh. “Duhet të kemi një shpërndarje, një bonus në fundvit, në përputhje me bonusin e pranverës që u dha dhe jo i fundvitit të kaluar, por mund të ketë një rritje më të madhe se ai që u dha në pranverë. Pra, nëse ai u dha i shkallëzuar, 5 mijë, 10 mijë, tani mund të bëhet 10 mijë dhe 15...