Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bilanci nga zjarret në Gramsh/ Përfundon vlerësimi i dëmeve, fatura shkon në 310 mln euro
Në Gramsh ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 Gushtit, i cili për disa ditë me radhë shkrumboi disa fshatra. Një faturë prej rreth 310 milionë euro i është dërguar Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të nisur më pas me ndërhyrjet. Sipas grupeve të punës të cilët u angazhuan për ditë të tëra në evidentimin e çdo dëmi, janë 68 shtëpi të djegura, prej tyre 10 plotësisht dhe 42 pjesërisht. Bashkia e Gramshit e kontaktuar nga Report Tv po harton një projekt për rindërtmin ose rikonstruksion e tyre. Po ashtu, zjarri dogji 210 bagëti të imta, 10 gjedhe dhe 7 njethundrake, 44.050 hektarë me ullinj, 11.028 hektar rrush, 1451 hektar bimë medicinale, 9.5 hektar pemë frutore.