Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Noizy: Nuk jam më i talentuari, por kam më shumë disiplinë se të gjithë
Reperi i njohur shqiptar Noizy ka dhënë së fundmi një intervistë për Top Albania Radio, ku ka rrëfyer më shumë se kurrë më parë për filozofinë e tij të suksesit dhe çfarë e ka mbajtur në krye të skenës muzikore për kaq shumë vite. I pyetur nëse e konsideron veten artistin më të mirë shqiptar, si këngëtar, reper, kompozitor apo edhe aktor, ai zgjodhi të mos e fokusojë përgjigjen te egoja apo krahasimet, por te një element kyç: disiplina. “Nuk është që unë jam më i talentuari. Thjesht kam më shumë disiplinë se të gjithë,” – u shpreh Noizy me sinqeritet. Ai shtoi me tej se ndonjëherë i mungon motivimi, por forca për të vazhduar vjen nga rutina, përkushtimi dhe energjia që investon çdo ditë....